Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sonte, në kuadër të ndeshjes së Kombëtares ndaj Austrisë, do të organizojë një ceremoni përshëndetëse për Valon Berishën.
Sipas FFK-së, ceremonia do të zhvillohet në shenjë mirënjohjeje për kontributin, përkushtimin dhe emocionet që Berisha i ka dhuruar fanellës së Kosovës ndër vite.
“Faleminderit për gjithçka, Valon!”, thuhet në njoftimin e FFK-së,




