Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, ka deklaruar se përballja me Austrinë është një nga ndeshjet më të rëndësishme për “Dardanët”, pasi në lojë është edhe vendi i parë në grup.

Krasniqi tha se skuadra është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe se synon të mos përsërisë gabimet e bëra në ndeshjen e parë ndaj Austrisë.

“Normalisht, si çdo ndeshje, edhe mund të themi se kjo është ndër më të rëndësishmet. Lirisht do mund të luajmë për vend të parë dhe kemi përgatitur në maksimum ndeshjen. Besoj se nuk do t’i bëjmë ato gabime që i bëmë në lojën e parë me Austrinë dhe besoj se do të qasemi edhe më mirë dhe do të arrijmë në fund të dalim me rezultat pozitiv”, tha  Krasniqi