Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Valon Berisha: E kam dhënë shpirtin për Kombëtaren time, Kosova është e shenjtë

GD
Gazeta Demos4 tetor 2026 në 17:37
Valon Berisha: E kam dhënë shpirtin për Kombëtaren time, Kosova është e shenjtë

Valon Berisha ka rrëfyer emocionet e tij pas vendimit për t’i dhënë fund aventurës me Kombëtaren e Kosovës. Në një intervistë për “Klan Kosovën”, ish-mesfushori i “Dardanëve” foli për rrugëtimin e tij, krenarinë për fanellën e Kosovës dhe momentet më të veçanta të karrierës ndërkombëtare.

Berisha, i cili u rrit në Norvegji, theksoi se zgjedhja për të përfaqësuar Kosovën ishte një vendim i marrë me zemër.

“E kam dhënë shpirtin për Kombëtaren tem. Për vendin tem. Kam pasur privilegj dhe krenari për me lu. Shumë emocione. Njerëzit e kanë parë që Kosova është e shenjtë. Duhesh me dhënë maksimumin kur luan për vendin tënd, me përfaqësu vendin tënd, jo vetëm vendin, por familjen, gjakun.”

Ai kujtoi edhe momentin kur mori ftesën për të luajtur për Kosovën, duke e cilësuar ndeshjen ndaj Finlandës si një nga përjetimet që nuk do ta harrojë kurrë.

“Ka qenë një vendim me zemër. Jam rrit në Norvegji dhe e kam pasur ëndërr me pas këtë mundësi. M’u ka dhënë kjo mundësi prej Zotit dhe kur ka ardhur ftesa, mezi kam pritur me pranu. Ka qenë ndjenjë e papërshkrueshme ajo ndeshja ndaj Finlandës. S’do ta harroj kurrë për gjithë jetën.”

Berisha foli edhe për fillimet e Kombëtares së Kosovës dhe rrugëtimin e saj në arenën ndërkombëtare.

“Kur e kam gjetur Kosovën, si me thënë e kemi nisur prej lloqit. Kemi pasur mundësi të artë për me shku në Botëror dhe Europian. I kemi dhënë mesazh të qartë gjeneratës së re, që Kosova mundet me arrit gjithçka. Tani i kanë kushtet. Kosova është e vogël, por me zemër të madhe.”

Në fund, ish-reprezentuesi kosovar u bëri thirrje talenteve të rinj shqiptarë që ta shohin përfaqësimin e Kosovës si një privilegj.

“Mendoj që gjithkush që ka mundësi dhe që është shqiptar, e ka nënën dhe babën shqiptar, s’ka ndjenjë më të mirë se me përfaqësu gjakun tënd, vendin tënd. Ja shihni hajrin në fund, është kënaqësi me dëgju këtë zë. Po vijnë shumë talenta.”

Valon Berisha tashmë është pensionuar nga Kombëtarja e Kosovës. Sonte, para ndeshjes Kosovë–Austri në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila nis nga ora 18:00, Federata e Futbollit e Kosovës do ta nderojë për kontributin e tij ndër vite me fanellën e Dardanëve

dhënëberishakosova

Të ngjashme

Berisha njofton protestën kombëtare, thirrje qyetarëve: Të mobilizohemi

Berisha njofton protestën kombëtare, thirrje qyetarëve: Të mobilizohemi

17:23
Valon Berisha përshëndetet sonte me ceremoni nga Kombëtarja e Kosovës

Valon Berisha përshëndetet sonte me ceremoni nga Kombëtarja e Kosovës

17:23
Vetëm tri ditë afat: Kosova drejt një tjetër krize institucionale?

Vetëm tri ditë afat: Kosova drejt një tjetër krize institucionale?

10:24
Berisha: Bizneset janë në krizë të madhe, jemi në prag të falimentimit

Berisha: Bizneset janë në krizë të madhe, jemi në prag të falimentimit

09:31

Më shumë nga Sport

  • 17:54Franco Foda për Austrinë: Janë të shpejt në kundërsulme, duhet të kemi kujdes!
  • 17:10Ermal Krasniqi: Ndeshje e rëndësishme me Austrinë, futemi për fitore
  • 17:0811-shja startuese e Dardanëve përballë Austrisë
  • 16:05Pas shkëlqimit në Botëror, Norvegjia përballet me një realitet të hidhur
  • 15:51Chelsea i prin garës për yllin e Premierligës