Kombëtarja e Kosovës sot luan ndaj Austrisë, ndeshje e vlefshme për UEFA Nations League.
Franco Foda, trajneri “Dardan” foli për “Klan Kosovën” para ndeshjes.
Foda tha se duhet të kenë kujdes nga kundërsulmet e Austrisë.

“E rëndësishme është intensiteti i lojës sot, që të jemi në gjendje t’i bëjmë ballë Austrisë, pasi e dimë se pas fitimit të topit austriakët janë shumë të shpejtë në kundërsulme. Kjo është pjesa kryesore ku do të mundohemi të punojmë sot”, u shpreh Foda.
Kujtojmë që Kosova dhe Austria luajnë sot nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”