Një lajm i pabesueshëm vjen nga Arabia Saudite, dhe rolin kryesor e luan portugezi, Cristiano Ronaldo. Konkretisht, CR7 ka vendosur të mos luajë për Al Nass në ndeshjen e nesërme kundër Al-Riyadh.
Është një derbi kundër një rivali të qytetit, por Ronaldo u ka thënë qartë drejtuesve të klubit se nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së nesërme.
Sipas gazetës portugeze Cristiano Ronaldo është i pakënaqur me mënyrën se si po drejtohet Al Nassr.
Pakënaqësia e tij drejtohet drejtpërdrejti ndaj Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Sipas A Bola, Ronaldo është i zhgënjyer me mënyrën se si PIF e trajton Al Nassr në lidhje me rivalët e tjerë në ligë.
Sigurisht, PIF menaxhon klubet e tjera nga fondi, por sipas Ronaldos, ato janë në një pozicion më të mirë se klubi për të cilin ai luan.
