Ka nisur përballja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Para fillimit të ndeshjes, gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar të Izraelit, tifozët e pranishëm në stadium kanë reaguar me fishkëllima, duke shprehur pakënaqësinë e tyre.
Kjo përballje zhvillohet në një atmosferë të veçantë, ndërsa Kosova synon fitoren para tifozëve të saj në Prishtinë.


