Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Harry Kane thyen rekordin historik, bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje për Anglinë

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2026 në 08:11
Harry Kane thyen rekordin historik, bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje për Anglinë

Harry Kane ka hyrë në historinë e futbollit anglez, duke u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje në Kombëtaren e Anglisë.

Sulmuesi i Bayern Munichut u përfshi në formacionin startues për ndeshjen ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, duke regjistruar paraqitjen e tij të 126-të me fanellën e “Tre Luanëve”.

Me këtë arritje, Kane kaloi legjendën Peter Shilton, i cili e mbante rekordin me 125 paraqitje për Anglinë, të realizuara nga viti 1970 deri më 1990.

Para fillimit të ndeshjes në stadiumin “Wembley”, Shilton dhe Princi William ia dorëzuan Kane një mirënjohje për këtë rekord historik.

Kane debutoi me Anglinë në mars të vitit 2015, në një ndeshje miqësore kundër Lituanisë, ku shënoi gol vetëm 79 sekonda pasi u inkuadrua në lojë.

Përveç rekordit të paraqitjeve, 33-vjeçari është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses angleze, me 91 gola të realizuar. Pas tij renditet Wayne Rooney me 53 gola.

Kështu, Kane vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Anglisë, duke vendosur një tjetër rekord të rëndësishëm në karrierën e tij.

kaneparaqitjeanglinë

Më shumë nga Sport

  • 22:46Italia triumfon ndaj Francës, përmbysje spektakolare në San Siro
  • 22:37Kreu i FFK-së për Dalipin: Ndjenjë e veçantë që zgjodhi fanelën dardane
  • 22:36Shqipëria shumë afër Ligës B, merr fitore të madhe ndaj Finlandës
  • 21:55Shqipëria e jashtëzakonshme, Manaj e dyfishon epërsinë ndaj Finlandës
  • 21:26Supergol nga Ernest Muçi, Shqipëria në epërsi ndaj Finlandës