Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me homologun e tij izraelit, Moshe Zuares.
Në postimin që e bëri në Facebook, Ademi tha se ishte kënaqësi ritakimi me “mikun” e tij në Prishtinë.
“Në darkën tradicionale para ndeshjes Kosovë-Izrael, biseduam për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy federatave dhe zhvillimin e futbollit, teksa uruam për një lojë të bukur dhe në frymën e “fair-play”-it”, deklaroi Ademi.
