Xhudistja kosovare, Flaka Loxha, ka shënuar fitoren e dytë në Grand Prix të Zagrebit, duke kaluar me sukses edhe një kundërshtare të fortë.
Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Loxha e mposhti xhudisten kroate Ana Viktorija Puljiz, me waza-ari. Puljiz këtë vit kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.
