Në prag të përballjes së nesërme mes Izraelit dhe Kosovës, delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuares.
Gjatë takimit u zhvilluan biseda në një atmosferë të hapur dhe miqësore, me fokus zhvillimin e futbollit në të dyja vendet, ecurinë e deritanishme dhe perspektivën e ekipeve kombëtare.
Presidenti Zuares vlerësoi përparimin dhe sukseset e arritura nga Kosova në vitet e fundit, ndërsa theksoi edhe marrëdhëniet e mira ndërmjet dy federatave.




