Eksperti i sigurisë, Lutfi Bilalli, në emisionin “Kosova Today” ka deklaruar se Serbisë i konvenon që populli i Kosovës të jetë në luftë mes njëri-tjetrin.

Sipas tij, deri në një farë forme, shoqëria kosovare është veçse e polarizuar

“Shifni, Serbia është e interesuar që në Kosovë, të them të drejtën në një farë mënyre jemi shoqëri e polarizuar. Unë mendoj që e nevojshme për Serbinë është që në Kosovë të kemi një luftë mes atdhetarëve dhe tradhtarëve. Dhe deri në këtë pikë diku është e konvenueshme për Serbinë, sepse shoqëria jonë është e polarizuar”, u shpreh ai.