Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Williamson: Autoritetet në Kosovë s’bënë ndonjë përpjekje për të krijuar pritshmëri që Thaçi e të tjerët mund edhe të mos liroheshin

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 11:40
Williamson: Autoritetet në Kosovë s’bënë ndonjë përpjekje për të krijuar pritshmëri që Thaçi e të tjerët mund edhe të mos liroheshin

Avokati amerikan Clint Williamson që ka udhëhequr grupin hetimor të ngritur nga Bashkimi Evropian për të hetuar akuzat për krime lufte të bëra në një raport të Këshillit të Evropës nga senatori zviceran Dick Marty, në një intervistë me BIRN, ka deklaruar se autoritetet në Kosovë nuk kishin arritur të zbutnin pritjet e publikut se Thaçi dhe të bashkëpandehurit e tij do të liroheshin nga akuzat.

“Nuk mendoj se autoritetet në Kosovë, ose ata njerëz që po komentojnë për këtë, kanë bërë shumë përpjekje për të krijuar pritjet tek njerëzit se mund të jetë pak më ndryshe nga kjo narrativë e vetme se këta individë do të liroheshin nga akuzat”, tha Williamson.

Në fakt, tha ai, gjetjet paraprake të task forcës së vitit 2014 “përputheshin kryesisht” me vendimin e Dhomave të Posaçme.

“Ne zbuluam se kishte pasur një numër rastesh trajtimi çnjerëzor, torture dhe vrasjesh që ishin drejtuar ndaj pakicave etnike në Kosovë, si dhe ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë të UÇK-së dhe të të akuzuarve që u dënuan së fundmi”, tha ai.

Williamson ka deklaruar gjithashtu se procesi “nuk ishte i drejtuar kundër UÇK-së”.

“Kjo po shqyrtonte fajin individual të personave që kishin role udhëheqëse në UÇK”, ka potencuar ai për BIRN.

“Siç thashë në vitin 2014, siç gjykata u përpoq shumë ta shpjegonte, kjo nuk ishte një aktakuzë ndaj UÇK-së. Ky nuk ishte një vendim kundër UÇK-së si organizatë. Kjo ishte një gjykatë që u krijua për të shqyrtuar individët që janë në pozicione udhëheqëse, role udhëheqëse.”, ka shtuar ai.

williamsonkosovëautoritetet

Të ngjashme

A do të ketë të ftohtë të madh sivjet në Kosovë, përgjigjet meterologu i njohur

A do të ketë të ftohtë të madh sivjet në Kosovë, përgjigjet meterologu i njohur

09:37
Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë

Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë

18:10
“Serbisë i konvenon që në Kosovë të kemi një luftë mes atdhetarëve dhe tradhtarëve”, thotë Bilalli

“Serbisë i konvenon që në Kosovë të kemi një luftë mes atdhetarëve dhe tradhtarëve”, thotë Bilalli

17:26
SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen për KFOR-in: Do të ndihmojmë në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe rajon

SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen për KFOR-in: Do të ndihmojmë në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe rajon

10:42

Më shumë nga Lajme

  • 12:40Kurti: Aktgjykimi i Speciales ka tri defekte kapitale, duhet të korrigjohen në Apel
  • 12:32Kurti përmend unitetin ndaj gjyqit të Hagës teksa flet për sfidën e presidentit: S’është e mençur të hyjmë në rivalitet të fushatës
  • 12:20Iniciativa e PDK-së, Kurti për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Brenda javës pritet përgjigje
  • 12:10LDK në Ferizaj nuk e voton deklaratën kundër vendimit të Hagës, e lëshon sallën
  • 12:02Tahiri – deputetëve të VV-së: Thoni Gërvalles që ta sjell ligjin për Specialen se jemi blloku