Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Mourinho pasi u prezantua zyrtarisht si trajner i Real Madridit: Jam rikthyer në shtëpi

GD
Gazeta Demos18 gusht 2026 në 14:52
Mourinho pasi u prezantua zyrtarisht si trajner i Real Madridit: Jam rikthyer në shtëpi

Real Madridi e prezantoi sot portugezin José Mourinho si trajnerin e ri të skuadrës, në një ceremoni të pazakontë të zhvilluar me dyer të mbyllura.

Publiku mundi ta ndiqte prezantimin vetëm përmes disa imazheve të transmetuara nga kanali zyrtar i Real Madridit.

“Jam rikthyer në shtëpi”, tha portugezi, teksa qëndronte përkrah presidentit Florentino Pérez duke e nënshkruar kontratën e tij dhe duke pozuar për një fotografi me fanellën ku ishte i shkruar emri i tij.

Ky është prezantimi i parë në një verë që i ka sjellë gjashtë lojtarë të rinj në klub, përveç trajnerit Mourinho.

Çdo ardhje e re do ta ndjekë të njëjtin skenar: ceremonitë do të zhvillohen me dyer të mbyllura, pa tifozë dhe pa media, ndërsa në sallë do të jenë vetëm zyrtarët e klubit dhe personat e afërt me të sapoardhurin.

Këto ceremoni do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Të mërkurën është planifikuar prezantimi i lojtarit të parë, ndërsa Mourinho do ta zhvillojë konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Real Madridit të premten.

Më pas, ai do të udhëtojë drejt Barcelonës, ku do ta zhvillojë ndeshjen e tij të parë në kampionat kundër Espanyolit të shtunën.

Mourinho ka nënshkruar kontratë me Realin për tri sezone, deri më 30 qershor 2029. 

Prezantimi i trajnerit u zhvillua në ambientet e Real Madrid City, ku Florentino Pérez e mirëpriti Mourinhon.

Pasi e nënshkroi kontratën, Mourinho e mori një kopje të stadiumit të Real Madridit, një orë dhe një fanellë me emrin e tij.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidentit i nderit i klubit, José Martínez Pirri, sipas njoftimit të shkurtër të publikuar në faqen zyrtare të klubit.

mourinhorealmadridit

Të ngjashme

Mourinho merr fajin për humbjen, por ironizon gjyqtarin: Ndoshta radhën e ka Courtois për karton t’kuq

Mourinho merr fajin për humbjen, por ironizon gjyqtarin: Ndoshta radhën e ka Courtois për karton t’kuq

09:19
Alaves mposht Real Madridin, Bellingham dëbohet me të kuq në fund

Alaves mposht Real Madridin, Bellingham dëbohet me të kuq në fund

23:02
Mourinho, trajneri më fitues i Man United pas Fergusonit në Premier League

Mourinho, trajneri më fitues i Man United pas Fergusonit në Premier League

16:15
Real Madridi dhe Bournemouthi, të vetmet skuadra në pesë ligat kryesore të Evropës me 10 fitore radhazi

Real Madridi dhe Bournemouthi, të vetmet skuadra në pesë ligat kryesore të Evropës me 10 fitore radhazi

22:49

Më shumë nga Sport

  • 12:18Kosova me medalje argjendi në Lojërat Mesdhetare të Esports, nënkampione në CS2 mes 18 shteteve
  • 11:46Dikush e ka “mallkuar” Bayernin, njofton lëndimin e një tjetër ylli
  • 08:23Nelson Hysa flet pas humbjes nga Kabayel: Nuk më mposhti me grushte, më kapi bërrylin dhe u dëmtova
  • 08:14Liderja Prishtina në udhëtim te Feronikeli dhe derbi i zjarrtë Gjilani – Drita
  • 23:33Zhgënjyese, Hysaj lëndohet dhe e humb meçin në rundin e dytë