Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Mourinho merr fajin për humbjen, por ironizon gjyqtarin: Ndoshta radhën e ka Courtois për karton t’kuq

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2026 në 09:19
Mourinho merr fajin për humbjen, por ironizon gjyqtarin: Ndoshta radhën e ka Courtois për karton t’kuq

Jose Mourinho ka marrë përsipër fajin për humbjen e Real Madridit, por pas ndeshjes nuk i kurseu kritikat ndaj gjyqtarit, i cili sipas tij ka një histori me ndëshkimin e yjeve të “Los Blancos”.

Trajneri portugez tha se mediat tani kanë temë për të folur deri të mërkurën, por i kërkoi që të fokusohen te humbja dhe analiza, jo te spekulimet për lojtarët.

“Tani keni historinë tuaj. Real Madridi humbi. Mos shpikni histori për Vinin, për Ardën. Keni diçka për të folur deri të mërkurën, flisni për këtë, humbjen, analizën. Përgjegjësia është e imja”, u shpreh Mourinho.

Ai foli edhe për penaltinë, duke e quajtur të diskutueshme, por tha se i beson Bellinghamit, i cili i ka thënë se ishte penallti. “Penaltia është e dyshimtë, por Bellingham më tha se ishte penalti, kështu që do ta besoj atë”, deklaroi ai.

Më pas, Mourinho u përqendrua te gjyqtari, duke vënë në dukje se i njëjti arbitër ka përjashtuar edhe lojtarë të tjerë të Real Madridit në sezonet e fundit.

“Ky gjyqtar e do t’u tregojë të gjithëve se ai është shefi. Fillimisht Mbappé-n, pastaj Vinin, tani Bellinghamin. Ndoshta sezonin tjetër do t’i japë karton të kuq Courtois-it”, tha ai me ironi.

Trajneri u ndal edhe te paraqitja e Vinicius Jr, duke thënë se ajo ishte e njëjtë me të lojtarëve të tjerë dhe se nuk ka nevojë për histori të shpikura.

“Nuk mendoj se ndonjë lojtar ishte më i mirë se të tjerët. Trajneri është përgjegjës”, përfundoi Mourinho

mourinhohumbjenfajin

Të ngjashme

Mourinho, trajneri më fitues i Man United pas Fergusonit në Premier League

Mourinho, trajneri më fitues i Man United pas Fergusonit në Premier League

16:15
Tahiri akuzon VV-në për “kryeneçësi” lidhur me humbjen e fondeve: Besimi i BE-së dhe SHBA-së ka humbur

Tahiri akuzon VV-në për “kryeneçësi” lidhur me humbjen e fondeve: Besimi i BE-së dhe SHBA-së ka humbur

08:40

Më shumë nga Sport

  • 08:23Nelson Hysa flet pas humbjes nga Kabayel: Nuk më mposhti me grushte, më kapi bërrylin dhe u dëmtova
  • 08:14Liderja Prishtina në udhëtim te Feronikeli dhe derbi i zjarrtë Gjilani – Drita
  • 23:33Zhgënjyese, Hysaj lëndohet dhe e humb meçin në rundin e dytë
  • 23:24Fillon përballja në Dyseldorf, Nelson Hysa në ring me “Mora fjalë”, kundër kampionit të botës, Agit Kabayel
  • 23:02Alaves mposht Real Madridin, Bellingham dëbohet me të kuq në fund