Portugezi Jose Mourinho vazhdon të ketë përqindjen më të lartë të fitoreve në Premier League mes trajnerëve të Manchester United që kanë udhëhequr klubin pas Sir Alex Ferguson, sipas një statistike që po qarkullon në rrjetet sociale.
Nga 93 ndeshje në krye të “Djajve të Kuq”, Mourinho ka fituar 50, ka barazuar 26 dhe ka humbur 17, që i jep 53.8% fitore. Pas tij renditet Erik ten Hag me 51.8% (44 fitore nga 85 ndeshje), pasuar nga Ole Gunnar Solskjaer me 51.4% (56 fitore nga 109 ndeshje) dhe Louis van Gaal me 51.3% (39 fitore nga 76 ndeshje).
Në vazhdim renditen David Moyes me 50.0% (17 fitore nga 34 ndeshje) dhe Michael Carrick me 48.3% (14 fitore nga 29 ndeshje). Në fund të listës janë Ralf Rangnick me 41.7% dhe Ruben Amorim me 31.9%, me 15 fitore nga 47 ndeshje.

