Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Dikush e ka “mallkuar” Bayernin, njofton lëndimin e një tjetër ylli

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2026 në 11:46
Dikush e ka “mallkuar” Bayernin, njofton lëndimin e një tjetër ylli

Bayern Munich ka humbur edhe një lojtar tjetër kyç. Mesfushori austriak Konrad Laimer pësoi dëmtim të tipit “tendon dislocation” (zhvendosje tendoni) në kyçin e djathtë të këmbës në ndeshjen e Bundesligës te Hamburger SV, dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit.

Klubi bavarez e bëri me dije me një postim të dielën në mëngjes, duke i uruar shërim të shpejtë lojtarit.

Laimer, 29 vjeç, hyri si zëvendësues në ndeshjen që përfundoi 0-0 dhe u detyrua të largohej në minutën e 87-të pas një goditjeje. Pas ndeshjes, trajneri Vincent Kompany tha se gjendja “nuk duket mirë”. Klubi nuk ka bërë të ditur afatin e kthimit. Mediat gjermane shkruajnë se dëmtimet e kësaj natyre zakonisht kërkojnë gjashtë deri në dymbëdhjetë javë, por afati zyrtar nuk është dhënë.

Dëmtimi përkeqëson gjendjen e Bayernit, që po kalon një periudhë të vështirë për shkak të dëmtimeve.

Te Bayerni I cili kohët e fundit po përballet me mungesa të shumta n♪ ekip, listën e përbëjnë edhe, Harry Kane, jashtë loje, pa afat të saktë kthimi.

Manuel Neuer, portieri ka dëmtim në shputë dhe pritet të rikthehet në fillim të janarit 2027.

Jamal Musial i cili  pësoi dëmtim të ri muskulor në kofshën e djathtë dhe do të mungojë “deri në njoftim të mëtejshëm”.

Ismael Saibari, u operua për këputje ligamentesh në kyçin e këmbës dhe pritet të kthehet në fillim të shkurtit.

Michael Olis,  ka humbur dy ndeshje për shkak të një kontuzioni në pjesën e përparme të shputës, por mund të rikthehet të martën ndaj Hertha BSC në Kupën e Gjermanisë.

Serge Gnabry dhe Alphonso Davies: të dy kanë rifilluar stërvitjet me ekipin dhe mund të rikthehen para Krishtlindjeve.

Luis Diaz, u rikthye si zëvendësues kundër Lille pas një muaji jashtë për shkak të dëmtimit muskulor.

Në ndeshjen në Hamburg, Bayernit i munguan edhe Joshua Kimmich, që u përjashtua me karton të kuq para pushimit. Lennart Karl u zëvendësua pas problemit në ije, por sipas Sky Germany situata e tij nuk është serioze

tjetërdikushmallkuar

Më shumë nga Sport

  • 09:19Mourinho merr fajin për humbjen, por ironizon gjyqtarin: Ndoshta radhën e ka Courtois për karton t’kuq
  • 08:23Nelson Hysa flet pas humbjes nga Kabayel: Nuk më mposhti me grushte, më kapi bërrylin dhe u dëmtova
  • 08:14Liderja Prishtina në udhëtim te Feronikeli dhe derbi i zjarrtë Gjilani – Drita
  • 23:33Zhgënjyese, Hysaj lëndohet dhe e humb meçin në rundin e dytë
  • 23:24Fillon përballja në Dyseldorf, Nelson Hysa në ring me “Mora fjalë”, kundër kampionit të botës, Agit Kabayel