Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar paraditen e së martës një seancë të lehtë stërvitore në Dublin, në prag të ndeshjes së sotme kundër Irlandës.
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se futbollistët kanë zhvilluar përgatitjet e fundit para kësaj sfide, me fokus dhe motivim maksimal për të arritur një rezultat pozitiv.




