Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, ka bërë një deklaratë të fortë pas humbjes së Portugalisë me rezultat 1-4 ndaj Danimarkës.
Ajo nuk e ka fshehur pakënaqësinë e saj, duke thënë se disfata e përfaqësueses portugeze ishte plotësisht e merituar dhe se madje ishte e lumtur për këtë rezultat.
Dolores ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar djali i saj nga kombëtarja, duke theksuar se homazhi për Ronaldon duhej të bëhej në praninë e tij.


