Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

“Futbollistët janë të shkatërruar”, reagon Federata Portugeze e Futbollit pas vdekjes së Diogo Jotas

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 11:30
“Futbollistët janë të shkatërruar”, reagon Federata Portugeze e Futbollit pas vdekjes së Diogo Jotas

Federata Portugeze e Futbollit ka reaguar me anë të një postimi ku ka konfirmuar vdekjen e futbollistëve, Diogo Jota dhe Andre Silva, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë.

Gjatë ditës së sotme (e enjte) erdhi lajmi se ylli i Liverpoolit së bashku me vëllain kanë vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës në Spanjë.

Vdekja e tyre erdhi pasi vetura doli nga rruga dhe pastaj mori flakë, duke lënë të vdekur të dy lojtarët, teksa tani ka ardhur edhe konfirmimi nga vetë Federata Portugeze e Futbollit.

“Federata Portugeze e Futbollit dhe i gjithë komuniteti portugez i futbollit janë plotësisht të shkatërruar nga vdekja e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva, këtë mëngjes në Spanjë”.

“Shumë më shumë sesa një lojtar fantastik, me pothuajse 50 ndeshje për Ekipin Kombëtar A, Diogo Jota ishte një person i jashtëzakonshëm, i respektuar nga të gjithë shokët e tij të ekipit dhe kundërshtarët, dikush me një gëzim ngjitës dhe një referencë në vetë komunitetin”.

“Në emrin tim dhe në emër të Federatës Portugeze të Futbollit, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes dhe miqve të Diogo dhe Andre Silva, si dhe Liverpool FC dhe FC Penafiel, klubet ku luajtën përkatësisht lojtarët”.

A Federação Portuguesa de Futebol e todo o Futebol português estão completamente devastados com a morte de Diogo Jota e do seu irmão André Silva, esta madrugada, em Espanha. Muito mais do que o fantástico jogador, com quase 50 internacionalizações pela Seleção Nacional A, Diogo… pic.twitter.com/EN901fH6FG

“Federata Portugeze e Futbollit i ka kërkuar tashmë UEFA-s një minutë heshtje këtë të enjte, para ndeshjes së ekipit tonë kundër Spanjës në Kampionatin Evropian të Femrave”.

“Kemi humbur dy kampionë. Vdekja e Diogo dhe Andre Silva përfaqëson humbje të pariparueshme për futbollin portugez dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të nderuar trashëgiminë e tyre çdo ditë”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Sport

  • 17:12Bashkim Bajoku një fitore larg medaljes evropiane
  • 17:02Po shpërthen në formë, Raphinha shpërblehet me kontratë të re nga Barça
  • 17:01Mbyllen pjesët e para/ Feronikeli’74 dhe Ballkani po udhëheqin ndaj Vushtrrisë dhe Malishevës
  • 16:33Vdes legjenda e futbollit gjakovar
  • 16:05Mourinho i kërkon Real Madridit transferimin e yllit të Benficës