Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Donald Trump për çmimet e biletave të Kupës së Botës: As unë nuk do ta paguaja atë shumë

GD
Gazeta Demos7 maj 2026 në 21:00
Donald Trump për çmimet e biletave të Kupës së Botës: As unë nuk do ta paguaja atë shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ndaj çmimeve të larta të biletave për ndeshjen e kombëtares amerikane kundër Paraguait në Kupën e Botës, duke deklaruar se tarifat janë tepër të larta edhe për standardet e tij.

Komentet e Trumpit erdhën pasi u raportua se shitjet e biletave për sfidën që do të zhvillohet në Los Angeles gjatë muajit qershor nuk kanë ecur sipas pritshmërive, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për “New York Post”, Trump u shpreh i habitur nga çmimet.

“Nuk i dija këto shuma”, deklaroi ai.

“Sigurisht që do të doja të isha atje, por sinqerisht, as unë nuk do ta paguaja atë shumë”, shtoi presidenti amerikan.

Çmimet e biletave kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe te tifozët, pasi bileta më e lirë për këtë takim raportohet të ketë nisur nga mbi 1 mijë dollarë.

Pavarësisht kritikave, Trump vlerësoi organizimin e turneut dhe shitjet globale të biletave, duke iu referuar deklaratave të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

“Shitjet kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme”, tha Trump, duke përmendur faktin se, sipas Infantinos, janë shitur rreth pesë milionë bileta për turneun

KUPA E BOTES

Më shumë nga Sport

  • 22:07Kosova pëson humbjen e dytë nga Italia, “Dardanët” mposhten 3-0 në ndeshjen e kthimit
  • 21:10Zubimendi në radarët e Real Madridit, Chelsea dhe Atletico Madrid-it
  • 20:53UEFA publikon renditjen e Fair Play, në cilin vend gjendet Kosova?
  • 20:47Gjest i madh nga Tenerife, zotohet se do ta ndihmojë financiarisht vajzën njëvjeçare të futbollistit që vdiq në Spanjë
  • 20:44Zhegrova mund të bëhet bashkëlojtar me Rashicën edhe në nivel klubesh