Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, ka pësuar një dëmtim në meniskun e gjurit të djathtë.

Sipas informacionit të fundit, Garcia do të jetë jashtë fushave për rreth tre javë, ndërsa rikthimi i tij do të varet nga ecuria e rehabilitimit dhe gjendja e gjurit.

Barcelona do ta monitorojë nga afër situatën e portierit gjatë ditëve në vijim.