Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Barcelona gjen zëvendësuesin e Kounde, emri surprizë vjen nga Interi

GD
Gazeta Demos25 maj 2026 në 14:51
Barcelona gjen zëvendësuesin e Kounde, emri surprizë vjen nga Interi

Barcelona po shqyrton mundësinë e largimit të mbrojtësit francez Jules Kounde gjatë afatit kalimtar veror, në mënyrë që të sigurojë fonde për përforcime të reja në repartin ofensiv.

Drejtuesit katalanas synojnë transferime të mëdha këtë verë, me disa objektiva që mund të kushtojnë deri në 100 milionë euro, ndaj shitja e disa lojtarëve me vlerë të lartë në treg po konsiderohet si zgjidhje për të balancuar financat.

Edhe pse Kounde mbetet një lojtar i rëndësishëm për skuadrën, forma dhe situata e tij në javët e fundit kanë bërë që klubi të mos e konsiderojë të paprekshëm.

Francezi ka humbur vendin e titullarit në disa ndeshje të fundit dhe vazhdon të ketë interesim të madh nga klubet evropiane. Barcelona nuk do të kërkojë aktivisht largimin e tij, por është e gatshme të dëgjojë oferta të konsiderueshme financiare.

Në rast të largimit të 27-vjeçarit, prioriteti i Barcelonës për ta zëvendësuar do të ishte Denzel Dumfries i Interit.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, mbrojtësi holandez dëshiron të largohet nga Interi këtë verë dhe përfaqësuesit e tij tashmë kanë zhvilluar kontakte me Barcelonën.

Raportohet se drejtori sportiv Deco ka pasur një takim me agjentët e lojtarit, ndërsa interes për Dumfries ka shfaqur edhe Liverpooli.

Barcelona i ka bërë të qartë lojtarit se transferimi i tij varet drejtpërdrejt nga e ardhmja e Kounde.

Dumfries ka kontratë me Interin edhe për dy vite, por posedon një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh, e vlefshme deri më 31 korrik. Vendimi përfundimtar pritet të merret pas përfundimit të angazhimeve të tij në Kupën e Botës.

Fcb

Të ngjashme

Nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm, Preston North anulon miqësoren ndaj Barcelonës

Nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm, Preston North anulon miqësoren ndaj Barcelonës

18:12

Më shumë nga Sport

  • 20:32Flick flet për transferet e mundshme te Barcelona
  • 20:08Mbi 5 milionë euro, kjo është kontrata që Mirlind Daku e nënshkroi me Spartakun e Moskës
  • 22:26Portieri shqiptar zhgënjen në dy ndeshjet e para në Superligën e Zvicrës
  • 19:30Vrioni debuton me dy gola në Bundesliga të Austrisë
  • 18:06Çfarë ndodhi me Mirlind Dakun? Futbollisti shpërthen në lot