Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Arsenali dhe Chelsea të etur për yllin e Barcelonës, i ofrojnë dyfishin e pagës

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 16:57
Arsenali dhe Chelsea të etur për yllin e Barcelonës, i ofrojnë dyfishin e pagës

Arsenali dhe Chelsea janë gati të dyfishojnë pagën e Raphinhas për ta joshur brazilianin drejt një rikthimi në Ligën Premier. Megjithatë, një transferim i tillë duket shumë i vështirë, duke marrë parasysh rolin që 29-vjeçari ka fituar te Barcelona.

Sipas mediumit spanjoll “El Nacional”, Arsenali dhe Chelsea janë të gatshëm t’i ofrojnë Raphinhas pagë dy herë më të lartë se ajo që përfiton aktualisht në Barcelonë. Sipas raportimeve, klubet angleze tashmë po mendojnë për një lëvizje gjatë afatit kalimtar të janarit.

Raphinha iu bashkua Barcelonës nga Leeds United në vitin 2022 për rreth 58 milionë euro dhe, veçanërisht nën drejtimin e Hansi Flickut, është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Braziliani është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme. Në vetëm katër ndeshje në La Liga këtë sezon, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka regjistruar një asistim, duke qenë aktualisht golashënuesi më i mirë i kampionatit. Ai ka realizuar gjithashtu dy gola në Ligën e Kampionëve.

Forma e tij e ka vendosur Raphinhan në mesin e futbollistëve më të mirë në botë, pas një sezoni të kaluar ku pati probleme të shumta me lëndimet, veçanërisht me problemet e përsëritura në kofshë.

Megjithatë, pavarësisht ofertës së mundshme financiare, largimi nga Barcelona duket i vështirë.

Raphinha thuhet se është shumë i lumtur në Barcelonë dhe nën drejtimin e Flickut, ndërsa në fillim të këtij sezoni iu besua edhe shiriti i kapitenit.

Ai u bë braziliani i parë në historinë e klubit që mban shiritin e kapitenit, duke e dëshmuar edhe më tej rëndësinë që ka fituar në skuadër.

Besnikëria e tij ndaj Barcelonës ishte parë edhe në maj, kur Raphinha ia dorëzoi në mënyrë demonstrative shiritin e kapitenit Robert Lewandowskit gjatë ndeshjes së lamtumirës së polakut.

Arsenali nuk do ta kishte herën e parë që tenton të afrojë një yll të madh. Gjatë afatit të kaluar kalimtar, “Topçinjtë” tentuan transferimin e Vinicius Juniorit dhe Julian Alvarezit, por asnjëra prej këtyre lëvizjeve nuk u realizua.

Raphinha ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2028 dhe, duke marrë parasysh formën e tij, rolin si kapiten dhe statusin që ka fituar nën Flickun, mbetet shumë e diskutueshme nëse ai do të pranonte të largohej nga Camp Nou.

arsenalichelseabarcelonës

Të ngjashme

Arsenali vazhdon dominimin në Premierligë, viktimë Sunderlandi i Xhakës

Arsenali vazhdon dominimin në Premierligë, viktimë Sunderlandi i Xhakës

23:13

Më shumë nga Sport

  • 17:09Frank Lampard rrezikon shumë, pëson humbjen e katërt me radhë në Premier League
  • 16:49“Grande” Kimi fiton edhe në Spanjë
  • 16:41YAAAAAMAAAAL! Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Levantes
  • 16:27Talenti i Barçës, Xavi Espart realizon golin e parë ndaj Levantes
  • 16:20Gallapeni më i miri në fushë, bën super ndeshje në Poloni