Amir Rrahmani ka realizuar një gol spektakolar në miqësoren e Napolit ndaj Arisit.
Kapiteni i Kosovës gjeti rrjetën në minutën e 19-të, me një goditje të fuqishme nga distanca që përfundoi në trekëndëshin e portës kundërshtare.

Një gol i veçantë për Rrahmanin, i cili edhe një herë tregon aftësitë e tij për të kontribuar në fazën sulmuese, pavarësisht se luan në repartin e mbrojtjes.