Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rrahmani akuzon Qeverinë për agjendë kundër familjes me Ligjin për Fertilizimin

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 14:55
Rrahmani akuzon Qeverinë për agjendë kundër familjes me Ligjin për Fertilizimin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka kritikuar Qeverinë për insistimin që Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor të trajtohet në Kuvend, duke kundërshtuar mënyrën dhe përmbajtjen e tij.

Duke folur në Kuvend, Rrahmani rikujtoi se ky projektligj ishte kundërshtuar edhe gjatë mandatit të kaluar, ndërsa tha se Qeveria po vazhdon ta trajtojë si prioritet dhe po e sjell sërish me nguti për miratim.

Ai kundërshtoi arsyetimin e Qeverisë se mosmiratimi i këtij ligji ua pamundëson çifteve marrjen e shërbimeve të fertilizimit në institucionet publike, duke përmendur se ky shërbim në QKUK kishte filluar të ofrohej që nga viti 2024.

“Ju e keni arsyetuar se, për shkak të moskalimit të këtij ligji, çifteve po u pamundësohet marrja e këtij shërbimi në institucionet publike, pra në QKUK. Kjo është hedhur poshtë, për shkak se në vitin 2024 ka filluar të jepet ky shërbim në institucionet publike”, deklaroi Rrahmani.

Ai tha se, sipas tij, qytetarët janë detyruar për vite të tëra t’i marrin këto shërbime në institucione private ose jashtë vendit, ndërsa përgjegjësinë për këtë vonesë ia atribuoi Qeverisë.

Rrahmani ngriti edhe shqetësime lidhur me përmbajtjen e projektligjit, duke pretenduar se ai cenon konceptin e familjes dhe raportin biologjik ndërmjet fëmijës dhe prindërve.

“Ky ligj, të cilin ju përsëri me nguti po provoni ta sillni në Kuvend, bazuar në agjendën e punës që e keni në Qeveri, parashihet të bjerë në shqyrtim në Kuvend. Ka vetëm një qëllim, agjendën kundër familjes, agjendën e ndarjes së fëmijës nga nëna e babai”, u shpreh ai.

Ai ngriti pyetjen se përse Qeveria po ngutet në trajtimin e këtij projektligji dhe cilat janë arsyet e insistimit për miratimin e tij.

“Pse është ky nxitim i juaji për të ndikuar në këtë angazhim, që t’i pengoni fëmijët ta njohin nënën dhe babanë biologjikë?”, deklaroi Rrahmani.

rrahmaniqeverinëfamiljes

Të ngjashme

Kurti -Rrahmanit: Të më quash mua se jam kundër familjes, për mua është absurde, besoj se duheni të jeni më kreativ

Kurti -Rrahmanit: Të më quash mua se jam kundër familjes, për mua është absurde, besoj se duheni të jeni më kreativ

14:56

Më shumë nga Lajme

  • 15:00"Familjarët janë për dasma", Musliu e pyet Kurtin: A mendon edhe sot ashtu?
  • 14:58Çitaku: Ligji i ri për Specialen tashmë s’është vetëm i PDK-së, por është nismë shtetërore
  • 14:57Çitaku: Javën e ardhshme do të nisim procedurat për projektligjin për mbështetjen e çlirimtarëve
  • 14:44Përplasje Kurti-Bajrami në Kuvend: Ju nuk jeni gjyqtare, gjyqin ma bëjnë qytetarët
  • 14:42​Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike, BE-ja u njoftua para vendimit të Qeverisë