Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Përplasje Kurti-Bajrami në Kuvend: Ju nuk jeni gjyqtare, gjyqin ma bëjnë qytetarët

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 14:44
Përplasje Kurti-Bajrami në Kuvend: Ju nuk jeni gjyqtare, gjyqin ma bëjnë qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përplasur në Kuvend me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, gjatë debatit për zhvillimet politike dhe bllokadën institucionale.

Kurti, duke iu drejtuar deputetëve opozitarë, tha se është zgjedhur katër herë kryeministër dhe se gjykimin për punën e tij e bëjnë qytetarët, e jo deputetët në Kuvend.

“Unë jam kryeministri i Republikës dhe jam zgjedhur katër herë kryeministër. Unë e di që ju keni qejf të ma bëni gjyqin mua, por ju nuk jeni gjyqtarë, jeni deputetë. Gjyqin ma bëjnë qytetarët. Ata na e kanë bërë gjyqin edhe më 28 dhjetor 2025, edhe më 7 qershor 2026. Lexoni rezultatin zgjedhor, në vend se të pretendoni të bëheni gjyqtarë nga ulëset e deputetëve”, deklaroi Kurti.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, iu kundërpërgjigj kryeministrit, duke thënë se ai nuk mund të paraqitet si zhbllokues i situatës politike, pa pranuar përgjegjësinë për bllokadën.

“Kryeministër, të lutem shumë, nuk mund të jesh zhbllokuesi pa qenë bllokuesi. E ke shumë të qartë se natën e 6 tetorit e ke zhbllokuar situatën. Ta thashë edhe njëherë, e ke zgjedhur presidenten brenda disa orëve, me konferenca për shtyp, pa u ulur në tavolina për negociata”, u shpreh Bajrami.

Ajo theksoi se përgjegjësinë për bllokadën deri më 6 tetor e mban edhe Kurti, duke shtuar se ligjet e përmendura nga kryeministri mund të miratohen me shumicë të thjeshtë parlamentare.

“Ju jeni përgjegjës pse deri në natën e 6 tetorit e keni mbajtur vendin të bllokuar. Ndërkohë, të gjitha ligjet që i përmend kryeministri janë ligje që kalojnë me shumicë të thjeshtë. Sa deputetë i ke në koalicionin tënd qeverisës? I ke mbi 61, a po jo? Ti mundesh me thirrë seancë çdo ditë me 40 nënshkrime”, deklaroi Bajrami.

jenigjyqinkuvend

Të ngjashme

Ky është gjyqtari i Speciales që do të vendosë në gjyqin e dytë të Thaçit

Ky është gjyqtari i Speciales që do të vendosë në gjyqin e dytë të Thaçit

14:57

Më shumë nga Lajme

  • 15:00"Familjarët janë për dasma", Musliu e pyet Kurtin: A mendon edhe sot ashtu?
  • 14:58Çitaku: Ligji i ri për Specialen tashmë s’është vetëm i PDK-së, por është nismë shtetërore
  • 14:57Çitaku: Javën e ardhshme do të nisim procedurat për projektligjin për mbështetjen e çlirimtarëve
  • 14:56Kurti -Rrahmanit: Të më quash mua se jam kundër familjes, për mua është absurde, besoj se duheni të jeni më kreativ
  • 14:55Rrahmani akuzon Qeverinë për agjendë kundër familjes me Ligjin për Fertilizimin