Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, nëse vazhdon të qëndrojë prapa deklaratës së tij para disa vitesh se farefisi dhe familjarët janë për dasma e jo për institucione.
“Pyetja ime konkrete për ju është: A mendoni edhe sot ashtu?”, e pyeti Musliu.
Në përgjigje, Kurti tha se deklaratës së atëhershme vazhdon t’i qëndrojë prapa.
“Ju e keni shkurtuar deklaratën me pak fjalë, por i qëndroj prapa asaj. Luftim i korrupsionit dhe nepotizmit pa asnjë kompromis. Nuk kam thënë duhet të vijë dikush që s'ka familje e farefis, por mos me qenë familja e farefisi lidhja, kushti dhe mundësia përmes të cilës dikush punësohet. Kjo nuk nënkupton që familjarët e farefisin e secilit ta persekutojmë apo largojmë nga Kosova. ”, u përgjigj Kurti.