Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

​Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike, BE-ja u njoftua para vendimit të Qeverisë

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 14:42
​Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike, BE-ja u njoftua para vendimit të Qeverisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe është marrë pas përpjekjeve disavjeçare për zgjidhjen e çështjes së bllokimit të linjave energjetike nga Serbia.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Rizvanolli tha se kjo çështje është ngritur që nga viti 2021, kur KOSTT kishte paraqitur ankesë zyrtare lidhur me moslirimin e linjave të transmetimit.

Ajo theksoi se në vitin 2025, Këshilli i Ministrave i Komunitetit të Energjisë kishte konstatuar shkeljen ligjore nga Serbia, duke i dhënë afat deri më 1 korrik 2026 për lirimin e linjave.

“Veprimet kanë filluar të ndërmerren dhe kjo çështje ka filluar të ngrihet që nga viti 2021. KOSTT-i zyrtarisht ka bërë një ankesë. Kronologjia e vendimmarrjes ka qenë e tillë që tek në vitin 2025 është miratuar nga Këshilli i Ministrave të komunitetit të energjisë një vendim, i cili ka konstatuar shkeljen ligjore të Serbisë në rastin e moslirimit të linjave. Vendimi i ka dhënë afat Serbisë deri më 1 korrik 2026 për të liruar linjat. Kjo nuk ka ndodhur. Me këtë rast, BE-ja ka propozuar një zgjidhje me ndërmjetësimin e tyre, ne i kemi dhënë edhe disa muaj kohë për të realizuar këtë zgjidhje. Pasi kjo nuk ka ndodhur ne kemi lajmëruar paraprakisht BE-në disa ditë më herët dhe kemi marrë këtë vendim”, tha Rizvanolli.

Ministrja shtoi se pavarësisht ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dhe kohës shtesë të dhënë për zgjidhjen e çështjes, Serbia nuk e ka përmbushur obligimin për lirimin e linjave.

rizvanolliserbialinjat

Të ngjashme

Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin

Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin

21:23
Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

15:36
Rama në Bruksel reagon për këngën nacionaliste serbe: Sa më shpejt Serbia ta njoh Kosovën, aq më mirë do të jetë për ne

Rama në Bruksel reagon për këngën nacionaliste serbe: Sa më shpejt Serbia ta njoh Kosovën, aq më mirë do të jetë për ne

14:35

Më shumë nga Lajme

  • 14:56Kurti -Rrahmanit: Të më quash mua se jam kundër familjes, për mua është absurde, besoj se duheni të jeni më kreativ
  • 14:55Rrahmani akuzon Qeverinë për agjendë kundër familjes me Ligjin për Fertilizimin
  • 14:44Përplasje Kurti-Bajrami në Kuvend: Ju nuk jeni gjyqtare, gjyqin ma bëjnë qytetarët
  • 14:32Kurti fajëson Komunën e Prishtinës për dështimin e mundshëm të Lojërave Mesdhetare
  • 14:16BIK: Jemi pro Kodit Civil, por pa dispozita që cenojnë konceptin tradicional të familjes