Cristiano Ronaldos i duhen edhe vetëm 14 gola për të arritur një prej shifrave më të jashtëzakonshme në karrierën e tij, atë të 1,000 realizimeve.
Sulmuesi portugez shënoi të premten mbrëma në humbjen e Al-Nassrit ndaj Al-Ahlit me rezultatin 3:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.
Ronaldo e kaloi Al-Nassrin në epërsi në minutën e 14-të, duke realizuar golin e tij të 986-të në karrierë. Megjithatë, 41-vjeçari nuk arriti ta ndihmonte skuadrën të shmangte humbjen, ndërsa gjatë takimit humbi edhe një penallti.
