Presidenti Donald Trump, pas disa postimeve nga ish-presidentit rus Dmitry Medvedev, ka deklaruar se ka urdhëruar dy nëndetëse bërthamore amerikane të afrohen pranë kufijve rusë.
Rreth kësaj, Steve Rosenberg i cili është redaktor i BBC-së, ka s hkruar një artikul l duke ngritur pyetje rreth reagimin të Moskës, dhe se nëse mund të ndodh një përballjeje bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë, apo edhe një version i epokës së internetit i krizës së raketave në Kubë të vitit 1962?
Megjithatë, ai është shprehur skeptik rreth kësaj duke thënë se nuk beson që diçka e tillë mund të ndodh ‘’të paktën, duke gjykuar nga reagimet fillestare në Rusi’’.
Mediat ruse kanë reaguar me përbuzje ndaj deklaratës së Trump-it.
Porse, ai, reagimin (ose më saktë, mungesën e reagimit) nga autoritetet ruse e ka cilësuar si interesant.
Në momentin e shkrimit, nuk ka patur asnjë deklaratë zyrtare. As nga Kremlini, as nga Ministria e Jashtme ruse, as nga ajo e Mbrojtjes.
Asnjë fjalë për ndonjë lëvizje ruse me nëndetëse drejt brigjeve amerikane.
Kjo sugjeron dy mundësi: ose Moska ende po analizon situatën për të vendosur si të reagojë, ose nuk e sheh të nevojshme të reagojë fare.
Reagimet e mediave ruse sugjerojnë më shumë këtë të dytën.
Trump dhe Medvedev kanë debatuar prej ditësh në rrjetet sociale.
Pasi Trump e uli nga 50 ditë në më pak se dy javë afatin për Rusinë që të përfundojë luftën në Ukrainë, Medvedev postoi: “Trump po luan lojën e ultimatumeve me Rusinë… Çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës.”
Trump u përgjigj: “Thuaji Medvedevit, atij ish-presidenti të dështuar që ende kujton se është në pushtet, të kujdeset për ato që thotë. Po hyn në një territor shumë të rrezikshëm.”
Në postimin e radhës, Medvedev përmendi sistemin automatik të hakmarrjes bërthamore sovjetike të njohur si “Dead Hand”.
