Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Vazhdon mjerimi, 10 vdekje të reja nga kequshqyerja në Gazë

GD
Gazeta Demos23 korrik 2025 në 15:01
Vazhdon mjerimi, 10 vdekje të reja nga kequshqyerja në Gazë

Dhjetë palestinezë të tjerë vdiqën nga uria dhe kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë të mërkurën, raporton BBC.

“Spitalet në Gaza regjistruan 10 vdekje të reja për shkak të urisë dhe kequshqyerjes gjatë ditës së kaluar”, shtoi ministria në një deklaratë.

Vdekjet e fundit e çuan numrin e të vdekurve nga uria që nga tetori 2023 në 111, shtoi ministria.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka ngecur në zbatimin e një marrëveshjeje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve me Hamasin dhe ka mbajtur të mbyllura kalimet kufitare të Gazës, duke lënë kamionë me ndihmë humanitare të bllokuar përgjatë kufirit.

Izraeli raportohet ka vrarë më shumë se 59,100 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga tetori 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në mungesa të mëdha ushqimore.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 16:21Skandali me lidhjet jashtëmartesore, dorëhiqet drejtuesi i Nvidias
  • 09:15Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin
  • 08:44Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin
  • 21:45Përleshje në Barcelonë, mijëra qytetarë në grevën e përgjithshme në Spanjë
  • 19:52BE-ja finalizon marrëveshjen për buxhetin e vitit 2027