Jensen Huang ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s, pas raportimeve për lidhje jashtëmartesore me një person që dyshohet se është spiune kineze, si dhe me një punonjëse të kompanisë.
Në vend të tij, përkohësisht do të shërbejë drejtoresha financiare e Nvidias, Colette Kress, derisa të emërohet një pasardhës i përhershëm.
Deklarata e bordit të drejtorëve të Nvidias, e cila konfirmon largimin e Huang-ut, nuk e përmend skandalin e spiunazhit apo zbulimet lidhur me sjelljen e tij personale që kanë përfshirë kompaninë; në vend të kësaj, ajo vlerëson kontributin "të thellë" të Huang-ut në kompaninë që ai e bashkëthemeloi.
Drejtoresha financiare Colette Kress merr përkohësisht drejtimin e Nvidia-s, pas dorëheqjes së CEO-s Jensen Huang për shkak të një skandali – ndiqni zhvillimet live
