Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Ukraina shkatërron urat strategjike ruse, përdoreshin për furnizim me armë

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 19:44
Ukraina shkatërron urat strategjike ruse, përdoreshin për furnizim me armë

Ukraina ka shkatërruar dy ura në territorin rus, pranë kufirit me Kharkiv-in.

Siç raporton CNN , këto ura përdoreshin nga Rusia për furnizimin e trupave të saj me armë e municione.

Për shkak të rëndësisë strategjike, ato ishin të minuara, duke u mundësuar rusëve që t’i shpërthenin në rast të një avancimi të papritur ukrainas.

Brigada 58 Motorike e Ukrainës, që realizoi operacionin, ka deklaruar se veprimi u bazua në vëzhgimin e aktiviteteve të dyshimta rreth urës. Dronët e vegjël, zbuluan stiva të mëdha me mina anti-tank, të cilat më pas u shkatërruan me sukses.

Ky aksion i Ukrainës vjen në një kohë të vështirë përgjatë fronteve, ndërsa forcat ruse vazhdojnë avancimin e tyre dhe sulmet ajrore ndaj qyteteve ukrainase nuk ndalen.

CNN vë theksin te dronët e përdorur në këtë sulm, të cilët thuhet se kushtojnë rreth 600-725 dollarë.

Më parë, Ukraina ka përdorur municion nga High Mobility Artillery Rocket System (HIMARS), të furnizuara nga Perëndimi, për të shkatërruar ura në rajonin rus të Kurskut.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Ukraina përdor dronë të vegjël dhe relativisht të lirë duke arritur efekt maksimal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:09RISE sjell një model inovativ të aftësimit profesional në Kosovë – hapen aplikimet për gjeneratën e parë
  • 07:49Kush është Abdul El-Sayed, myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan
  • 23:12240 ulëse: Thellohet fitorja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve
  • 22:48Gjendet i pajetë në hotel ministri i Ekonomisë së Bavarisë në Gjermani
  • 20:45Mediumit të afërt me Vuçiqin i ndalohet transmetimi i lajmeve për shtatë ditë