Gjatë konferencës për rindërtimin e Ukrainës që po mbahet në Romë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbajtur një fjalim të ashpër, duke denoncuar veprimet e Rusisë si “terrorizëm të pastër” dhe duke i bërë thirrje vendeve partnere të rrisin mbështetjen dhe investimet.
Fillimisht, Zelenksy ka falënderuar organizatorët dhe partnerët ndërkombëtarë për përkrahjen ndaj Ukrainës. Por më pas ka dhënë një paralajmërim të qartë:
“Edhe Rusia është përgatitur për këtë konferencë. Vetëm mbrëmë lëshuan një tjetër sulm masiv ndaj Ukrainës, duke e pasur kryeqytetin tonë, Kievin, si objektivin kryesor. Tani ukrainasit përballen me qindra, qindra drone çdo natë. Dhe kjo është terrorizëm i pastër.”
Ai më tej theksoi se sulmet e përsëritura nuk janë të kufizuara vetëm në zonat e frontit, por kanë për qëllim t’i shkaktojnë popullit ukrainas vuajtje, ta detyrojnë të largohen nga vendi dhe të shkatërrojnë shtëpitë, shkollat dhe jetën në tërësi.