Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se sulmi ushtarak amerikan kundër militantëve të Shtetit Islamik (ISIS) në Nigeri ishte planifikuar fillimisht për t’u realizuar të mërkurën, por me urdhër të tij u shty për një ditë.
“Duhej ta kishin bërë më herët. Dhe unë thashë: ‘Jo, le t’u japim një dhuratë Krishtlindjeje’. Ata nuk e menduan se do të ndodhte, por ne i goditëm fort. Çdo kamp u shkatërrua”, ka thënë Trump në një intervistë për “Politico”.
Të enjten, Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara kishin kryer sulme ajrore ndaj pjesëtarëve të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë, si reagim ndaj sulmeve të grupit ndaj të krishterëve në atë rajon.
