Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Projekti në Zvërnec, Rama: Këto ditë e kam menduar dorëheqjen, po bëhem shumë i drejtpërdrejtë

GD
Gazeta Demos1 qershor 2026 në 13:01
Projekti në Zvërnec, Rama: Këto ditë e kam menduar dorëheqjen, po bëhem shumë i drejtpërdrejtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e mbrojti projektin për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, afër Vlorës, të cilin e cilësoi “të jashtëzakonshëm”, pas protestave kundër këtij investimi.

Rama, i cili tha se reagimet e shumta të qytetarëve për projektin erdhën si pasojë e “manipulimeve dhe të pavërtetave” rreth investimit, shtoi se këto ditë e ka menduar edhe dorëheqjen.

“Ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase edhe emocional, por kjo është ndjesia ime. Sepse për mua këto janë ditë shumë të habitshme. Janë ditë të habitshme që për herë të parë më kanë bërë të mendoj që t’ju përulem thellë për nderim e madh që më keni bërë dhe t’ju kërkoj ndjesë, për të ikur në katund dhe për t’ju lënë në duart që do të zgjidhni vetë pastaj për të mbrojtur Shqipërinë nga të huajt”, tha ai gjatë një mbledhjeje të Grupit Parlamentar të Partisë Sociale.

“Por kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë. T’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe dhe e dua po ashtu siç e doni ju. Dhe t’ju udhëheq për ta përmbyllur këtë që kemi nisur bashkërisht falë votës suaj, me të cilën ia kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo që është, me të cilin ia kemi dhënë vlerën që ka flamurit tonë në sytë e të huajve dhe me të cilën unë dua ta bëjmë Shqipërinë vendin që të ketë destinacionin më për t’u pasur zili në Mesdheun e sotëm. Dhe ky projekt është pjesë e kësaj përpjekjeje”, shtoi Rama.

Sulmet ndaj projektit, të cilat ai i cilësoi si politike, tha se i ka duruar për shkak të vizionit që ka për Shqipërinë. Sipas tij, pa këtë vizion, nuk i nevojitet as karrigia e kryeministrit.

Punimet në zonën e mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare lidhen me planet e shpallura më herët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në mars të vitit 2024 deklaroi se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.

Zona ku kanë nisur punimet në Zvërnec konsiderohet ndër habitatet më të rëndësishme në Shqipëri për zogjtë e ujit dhe migratorët, përfshirë flamengot.

Edi Rama

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:57Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
  • 22:41“Reuters”: ShBA do të ofrojë 206 milionë dollarë për forcën paqeruajtëse në Gaza
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:26Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
  • 21:50Operacion antidrogë në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3.3 ton kokainë