Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Gjermani: 18-vjeçari përplas Ferrarin në shtyllën e urës, dëmet kapin qindra mijëra euro

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 09:40
Gjermani: 18-vjeçari përplas Ferrarin në shtyllën e urës, dëmet kapin qindra mijëra euro

Një Ferrari i verdhë është përplasur kokë më kokë me një shtyllë të urës në Dusseldorf të Gjermanisë, në natën mes të enjtes dhe të premtes.

Në timonin e veturës luksoze ishte një 18-vjeçar, ndërsa policia gjermane po heton edhe mundësinë që aksidentit t’i ketë paraprirë një garë e paligjshme me vetura.

Sipas policisë atje, 18-vjeçari dyshohet se po tentonte të kthehej djathtas në rrugën Volklinger Strabe, por nuk arriti ta përfundonte kthesën dhe u përplas me shtyllën e urës.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, 18-vjeçari po tentonte të kthehej djathtas. Me sa duket, nuk arriti ta përfundonte kthesën dhe u përplas me Ferrarin në shtyllën e urës”, deklaroi Kim Freigang, zëdhënës i Policisë së Dusseldorf-it, për median gjermane BILD.

Kur ekipet e para të emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën veturën sportive të shkatërruar.

Sipas raportimeve, Ferrari dyshohet se u përplas drejtpërdrejt me shtyllën e urës pa frenuar.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar shoferi 18-vjeçar dhe pasagjeri i tij, 17 vjeç.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimeve të tyre. Ndërkaq, shoferi i një BMW M3 të zezë, i përfshirë në rast, nuk ka pësuar lëndime.

Policia gjermane dyshon se Ferrari po lëvizte me shpejtësi të tepruar dhe po heton nëse para aksidentit kishte ndodhur një garë e paligjshme mes tij dhe BMW-së së zezë.

“Ferrari po lëvizte me shpejtësi të tepruar në Dusseldorf. Po hetojmë nëse aksidentit mund t’i ketë paraprirë një garë e ndaluar me një BMW M3 të zezë”, tha zëdhënësi i policisë.

Një ekip i posaçëm për hetimin e aksidenteve ka dokumentuar vendin e ngjarjes dhe ka mbledhur prova, me qëllim të rindërtimit të rrethanave që çuan në përplasjen e rëndë.

Gjatë operacionit të shpëtimit dhe largimit të veturave, rrugët Völklinger Straße dhe Plockstrabe u mbyllën për disa orë.

Dëmet materiale vlerësohen të jenë të mëdha. Sipas policisë, bazuar në të dhënat e deritanishme, ato arrijnë në rreth 320 mijë euro.

përplasshtyllën

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:51Publikohen pamje PA KOMENT| Protestuesit vjedhin parfumerinë në Tiranë
  • 12:34Tensionohet edhe sot situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave
  • 12:34“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më pranë anëtarësimit”, ministri Hoxha: Dora e zgjatur e BE-së duhet shtrënguar fort
  • 11:59Protestat në Shqipëri, AMP nis hetimet për veprimet e Policisë
  • 11:58Me skateboard në mesin e protestave, kanadezi: Më falni nëse ofendova, s’jam ekspert i situatës – kështu i dokumentoj gjërat