Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shkarkuar Katie Zacharia-n nga pozita e sekretares për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, thanë këshilltarët e presidentit, duke i dhënë fund një përvoje shumë të shkurtër.
Trumpi u tha gazetarëve më herët të premten se kishte kërkuar nga Zacharia që ta rishqyrtonte rolin e saj, raporton televizioni CNN.
“Sinqerisht, po të isha në vendin tënd, do ta rishqyrtoja” – tha presidenti se i kishte thënë Zacharia-s të premten në mëngjes.
Trumpi tha se ata do të bisedonin kur ai të kthehej në Shtëpinë e Bardhë dhe se do t’ia linte vendimin asaj.
“Katie, a të nevojitet kjo? Unë nuk mendoj se të duhet kjo” – tha presidenti se i kishte thënë asaj.
Duke folur gjatë largimit nga Shtëpia e Bardhë për një tubim politik në Georgia, Trumpi tha se Zacharia është keqtrajtuar nga mediat dhe e çmoi atë si përkrahëse besnike.
Megjithatë, ia bëri të qartë se nuk besonte që Zacharia është e përshtatshme për të folur në emrin e tij si kryezëdhënëse e qeverisë amerikane.
“Ndoshta [ky post] nuk është për të” – pranoi Trumpi.
Një burim tha se Zacharia dhe familja e saj do të hanë darkë me nënpresidentin JD Vance dhe familjen e tij të premten në mbrëmje në rezidencën e nënpresidentit, sinjal që administrata e Trumpit ende e vlerëson lart ish-zëdhënësen.