Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij është i përgatitur për çdo skenar, sa i përket luftës në Iran dhë në Liban.
Në një video-adresim, Netanyahu ka thënë se Izraeli është në prag të eliminimit të një siç e ka quajtur, “fortese të madhe të Hezbollahut”, në jug të Libanit.
“Forcat tona vazhdojnë të godasin Hezbollahun, jemi gati të mposhtim Binat Jebail. Në të njëjtën kohë, dje i dhashë udhëzime IDF-së që të vazhdojë të trashet zona e sigurisë. Miqtë tanë amerikanë na mbajnë të informuar mbi kontaktet me Iranin.”, ka thënë kryeministri izraelit.
