Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Lirohet nga burgu ish-ministri Ilir Beqaj, lihet në arrest shtëpie

GD
Gazeta Demos31 korrik 2026 në 13:35
Lirohet nga burgu ish-ministri Ilir Beqaj, lihet në arrest shtëpie

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Beqaj, i cili është nën hetim në lidhje me dosjen SASPAC, do ta vijojë procesin penal nën këtë masë sigurie.

Një ditë më parë, GJKKO-ja vendosi gjithashtu zbutjen e masës së sigurisë edhe për Ermal Kurtulajn, duke ndryshuar statusin e tij në kuadër të të njëjtit hetim.

Ndryshimi i masës së sigurisë ka të bëjë me kalimin e afateve të paraburgimit.

Ilir Beqaj ishte arrestuar në korrik 2024 me urdhër të SPAK-ut dhe që prej atëherë ndodhej në paraburgim. Më herët, GJKKO-ja dhe Apeli i GJKKO-së kishin rrëzuar disa kërkesa të tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Beqaj qëndroi 2 vjet në paraburgim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:12240 ulëse: Thellohet fitorja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve
  • 22:48Gjendet i pajetë në hotel ministri i Ekonomisë së Bavarisë në Gjermani
  • 20:45Mediumit të afërt me Vuçiqin i ndalohet transmetimi i lajmeve për shtatë ditë
  • 20:38Trump tregon arsyen që i dëmtoi rëndë republikanët në zgjedhjet e mesmandatit
  • 20:15Aksidenti përfundon me vdekjen e pasagjeres – ​​kosovari përballet me 6 vjet burg