Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

GD
Gazeta Demos22 gusht 2025 në 15:32
Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se nuk ka plane për ndonjë takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të biseduar për përfundimin e luftës mbi trivjeçare.

Lavrov e tha këtë vetëm disa ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se kishin nisur përgatitjet për t’i ulur ata së bashku në një tryezë bisedimesh.

“Nuk është planifikuar asnjë takim” mes liderëve rusë dhe ukrainas, tha kryediplomati rus në një intervistë të regjistruar për emisionin e së dielës të NBC, “Meet the Press with Kristen Welker”.

Trump tha të hënën në rrjetet sociale se kishte folur me Putinin dhe se kishte tashmë kishin nisur përgatitjet për një takim në një vend që do të përcaktohej më vonë. Ai shtoi se do t’i bashkohej më pas atyre në një takim trepalësh.

Ditëve të fundit janë rritur dyshimet për përkushtimin e Moskës ndaj përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA-ja, pasi zyrtarët rusë kanë bërë kundërshtime ndaj pikave kyçe të propozimeve fillestare.

Lavrov tha të enjten se Putini është i gatshëm të takohet me Zelenskyn për t’i shtjelluar kushtet për paqe, por vetëm pasi çështjet kryesore të zgjidhen paraprakisht nga zyrtarët e lartë.

Ukraina kërkon nga Perëndimi garanci të sigurisë për ta parandaluar ndonjë sulm rus pas luftës, dhe zyrtarët amerikanë e evropianë po nxitojnë për të hartuar propozime të hollësishme se si mund të funksionojë kjo.

Por, Lavrov tha më herët këtë javë se të bësh marrëveshje sigurie për Ukrainën pa përfshirjen e Moskës është e pakuptimtë.

Të enjten, një sulm i madh rus me dronë dhe raketa mbi Ukrainë goditi një fabrikë elektronike në pronësi amerikane, pavarësisht kritikave të Trumpit ndaj Putinit për vazhdimin e bombardimeve mbi objektivat ukrainase ndërkohë që flitet për paqe./REL/

rusi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:23Merz pas humbjes së CDU-së në Mecklenburg: Rezultati është një katastrofë, marr përgjegjësinë për reformat!
  • 19:16Trump i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
  • 16:29Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi
  • 14:22Zgjedhjet lokale trondisin Merzin, CDU rrezikon humbje të madhe
  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s