Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme pritet të fillojë të dielën dhe do të realizohet me fluturime çarter komerciale.
Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut, fluturimet do të organizohen pasi institucioni të ketë lidhur marrëveshje me një linjë ajrore përmes një procedure të zhvilluar në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik.
Sipas dinamikës së planifikuar, pritet që të gjithë qytetarët maqedonas që kanë shprehur gatishmërinë për evakuim të kthehen më së voni deri në mesin e javës së ardhshme.
Procesi, siç bëhet e ditur, po koordinohet përmes misioneve diplomatike dhe konsullore në rajon, ndërsa detajet teknike dhe organizative të fluturimeve do të përcaktohen më tej me operatorin ekonomik. Pas kësaj, qytetarët do të informohen në kohën e duhur.
