Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Kishte synim ta vriste kur po e pinte kafen e mëngjesit, zbardhem dëshmitë nga krimi në Shkodër

GD
Gazeta Demos10 shtator 2025 në 08:34
Kishte synim ta vriste kur po e pinte kafen e mëngjesit, zbardhem dëshmitë nga krimi në Shkodër

Nga shtrati i Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e specializuar shëndetësore pas plagosjes së rëndë, objektivi i masakrës së të hënës në Shkodër ka folur për hetuesit.

Në një dëshmi të shkurtër, ai ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, i cili pretendonte se kishte një konflikt personal me Erogen Vaso Brajoviç. Sipas autorit disa muaj më parë Vaso i kishte prerë rrugën me makinë të blinduar dhe e kishte sharë, në shenjë hakmarrje ai tentoi ta vriste mëngjesin e së hënës, tentativë ndaj të cilës mbetën të vrarë dy persona të tjerë dhe u plagos një kameriere.

Ndërsa Erogen Vaso tha para hetuesve se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë kontakt të mëparshëm me Ragip Gilën. I pyetur në lidhje me dyshimet e tij për atentatin ai është shprehur se është një biznesmen dhe një qytetar i ndershëm që nuk ka konflikte të hapura pavarësisht rekordeve kriminale në Shqipëri për gjobvënie e Mal të Zi si të lidhur me krimin e organizuar.

Ai shtoi se ka kontribute në shoqëri duke përfaqësuar komunitetin e Malit të Zi edhe në këshillin bashkiak si anëtar nën siglën e PBDNJ-së.

Shënjestra e masakrës nuk ishte një objektiv i lehtë. Erogen Vaso Brajoviç duke qene pronar i një policie private lëvizte me makinë të blinduar. I vetmi moment I favorshëm për ta eliminuar ishte kafja e mëngjesit, të cilën Vaso e pinte në të njëjtin vend. Momenti i cili u shfrytëzua nga Gila që me të gjitha gjasat e kishte ruajtur objektivin mëngjesin e të hënës.

Dyshimet e policisë janë se Ragip Gila, qitës pa eksperiencë është paguar për eliminimin e Erogen Vaso Brajoviç. Nga verifikimi i të dhënave deri më tani janë shpallur në kërkim vetëm 2 persona si bashkëpunëtorë, por rrethi pritet të zgjerohet për të shkuar tek porositësit.

Nga verifikimet e hetuesve rezulton se 29-vjeçari Ragip Gila është lidhje e një personazhi të njohur të botës së krimit në Shkodër, Lulëzim kulla me të cilin është dhe fqinj. Kullës në janar të 2018 në mes të Shkodrës, iu bë atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur rëndë dhe dëmtime morën edhe 7 qytetarë të pafajshme.

Pas këtij atentati në Shkodër ndodhën një sërë ngjarjesh kriminale që dyshohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën. Edhe për masakrën e fundit, policia dyshon se zanafilla e konfliktit buron pikërisht te ky atentat i dështuar. / TCH

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:04Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi
  • 22:50Kokaina në Frakull të Shqipërisë, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vjet burg
  • 20:53Senati amerikan i jep dritën jeshile Eric Wendt për ambasador në Shqipëri, pritet vetëm fjala e Trumpit
  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 18:26Zelenskyy do të vizitojë Serbinë të shtunën, për herë të parë