Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Gjermani: Fshatari zbulon bombë aktive në veturë

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 21:07
Gjermani: Fshatari zbulon bombë aktive në veturë

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur banorët e Grasdorfit, në qarkun Hildesheim të Gjermanisë, ku një banor zbuloi një bombë të vendosur në një veturë.

Sipas mediave gjermane, banori vërejti të dielën pasdite disa kabllo që dilnin nga sistemi i shkarkimit të veturës dhe menjëherë njoftoi policinë.

 Automjeti ishte i parkuar pranë një shtëpie me konstruksion druri, ku ndodhet një kompani e mirëmbajtjes së kopshteve dhe hapësirave të gjelbra.

 Dyshohet se vetura i përkiste kësaj kompanie

Policia evakuoi zonën dhe e bllokoi atë deri gjatë natës.

 Specialistët e njësisë për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese konfirmuan se bëhej fjalë për një bombë aktive.

Pajisja shpërthyese u transportua në një fushë jashtë Grasdorfit, ku u aktivizua në mënyrë të kontrolluar.

Shefi i zjarrfikësve lokalë, Patrick Würfel, tha se shpërthimi ishte i fuqishëm.

Pas shpërthimit, ekipet policore kontrolluan zonën me qen të trajnuar për zbulimin e eksplozivëve, por nuk gjetën mjete të tjera të dyshimta.

Pronari i veturës përshkruhet nga banorët si person i njohur dhe i respektuar në fshat. Deri tani nuk dihet nëse ai ishte objektivi i sulmit dhe cili ka qenë motivi.

Policia ka nisur hetimet për dyshimin për tentim vrasjeje dhe tentim të shkaktimit të një shpërthimi me lëndë eksplozive. Vetura është sekuestruar si pjesë e hetimeve.

bombëaktiveveturë

Të ngjashme

​Zjarret në Shqipëri: 15 vatra, 7 ende aktive, ndërhyrje me mbi 200 forca dhe mjete nga ajri

​Zjarret në Shqipëri: 15 vatra, 7 ende aktive, ndërhyrje me mbi 200 forca dhe mjete nga ajri

22:54
4 vatra zjarri aktive në Shqipëri

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri

18:21

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:07Irani vendos në listën e zezë 45 cisterna në Ngushticën e Hormuzit
  • 23:44Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
  • 22:13As 800 tonë ndihma nuk mjaftojnë për Gazën – mbulojnë vetëm 20 deri në 30% të nevojave bazë
  • 15:21Kompanitë britanike të energjisë në alarm pasi hakerët e lidhur me Iranin mbyllën një termocentral
  • 10:16Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, 37 persona të lënduar