Një alarm për bombë është ngritur në selinë mbretërore detare në Portsmouth të Anglisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia, e cila është alarmuar përmes një telefonate. Megjithatë, sipas autoriteteve, alarmi nuk paraqet rrezik, raporton The News, Portsmouth.

“Incidenti i sigurisë në HMS Excellent ka përfunduar pas një kontrolli të kryer nga Policia dhe personeli i Ministrisë së Mbrojtjes. Baza vazhdon të jetë plotësisht funksionale, ndërsa hetimet lidhur me incidentin janë ende në vazhdim”, ka bërë të ditur një zëdhënës i selisë mbretërore detare.