Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, sot në Prishtinë është mbajtur një manifestim solemn, gjatë të cilit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë shpallur “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”.
Gjatë ceremonisë, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe proceseve gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë kontekst, anëtari i Kryesisë së Shoqatës dhe kryetari i Shoqërisë “Lëvizja”, Xhevat Bislimi, lexoi propozimin e politologëve Bardhyl Mahmuti dhe Ramadan Avdiu.
Në propozim kërkohej që të gjithë të dënuarit nga Dhomat e Specializuara të shpallen të burgosur politikë, ndërsa Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të shpallen edhe “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”.
Propozimi u miratua unanimisht nga të pranishmit.
Më poshtë po publikojmë në tërësi propozimin.
Bardhyl Mahmuti
Ramadan Avdiu
Kryesisë së Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës
Me rastin e tridhjetë vjetorit të themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës




