Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KESCO vendos 16 kuti sensibilizuese në kuadër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 17:19
KESCO vendos 16 kuti sensibilizuese në kuadër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, KESCO ka realizuar një aktivitet simbolik sensibilizues, duke vendosur 16 kuti portokalli me mesazhe kundër dhunës në hapësirat e kompanisë.

Aktiviteti synon të përcjellë mesazhe të vetëdijesimit, solidaritetit dhe guximit për të reaguar, duke rikujtuar se dhuna nuk duhet të heshtet, të arsyetohet apo të normalizohet. Në njërën prej kutive, Zëvendësdrejtoresha Ekzekutive e KESCO-s, Rudina Heroi Puka, ka shkruar mesazhin e saj kundër dhunës, duke u bërë pjesë e kësaj thirrjeje për një shoqëri më të sigurt dhe më të barabartë.

Rudina Heroi Puka, Zëvendësdrejtoresha Ekzekutive e KESCO-s, tha:

“Asnjë grua nuk duhet të ndihet e vetme, e pambrojtur apo e detyruar të heshtë përballë dhunës. Të flasësh dhe të kërkosh ndihmë është akt guximi, ndërsa përgjegjësia për të mos e toleruar dhunën është e të gjithëve ne. Gratë meritojnë të jetojnë të lira, me dinjitet, siguri dhe respekt, dhe ne duhet të jemi një shoqëri që u beson, i mbështet dhe u qëndron pranë.”

Përmes këtij aktiviteti, KESCO riafirmon përkushtimin e saj ndaj komunitetit dhe mbështet iniciativat që promovojnë solidaritetin, respektin, barazinë dhe mirëqenien shoqërore.

KESCO u bën thirrje qytetarëve që të mos heshtin përballë dhunës, të reagojnë kur e dëshmojnë dhe të raportojnë rastet, sepse çdo reagim ka rëndësi dhe çdo zë mund të bëjë ndryshimin.

Mos hesht. Mos e normalizo. Raportoje dhunën!


dhunëskescokundër

Të ngjashme

Salla e Kuvendit mbulohet me shalle portokalli në simbolikë kundër dhunës me bazë gjinore

Salla e Kuvendit mbulohet me shalle portokalli në simbolikë kundër dhunës me bazë gjinore

10:17
Kuvendi i Kosovës ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli në shenjë kundër dhunës me bazë gjinore

Kuvendi i Kosovës ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli në shenjë kundër dhunës me bazë gjinore

18:19
Deliu kritikon VV: Dje folën për sukseset në shëndetësi, sot votuan kundër barnave për pacientët me kancer

Deliu kritikon VV: Dje folën për sukseset në shëndetësi, sot votuan kundër barnave për pacientët me kancer

11:11
S'kalon rezoluta për energjinë elektrike në Kuvend, 51 deputetë votojnë kundër

S'kalon rezoluta për energjinë elektrike në Kuvend, 51 deputetë votojnë kundër

10:58

Më shumë nga Lajme

  • 17:46Kush kishte të drejtë ta takojë Jakup Krasniqin në 4 ditët e qëndrimit në Kosovë?
  • 17:44Shkeli urdhrin mbrojtës ndaj ish-gruas, dërgohet në mbajtje burri në Ferizaj
  • 17:43Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi shpallen “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”
  • 17:38Kjo është gjendja shëndetësore e gruas së Jakup Krasniqit
  • 17:20Studentët në Shqipëri themelojnë parti politike