Një gazetar spanjoll u përball me një moment të frikshëm gjatë një raportimi të drejtpërdrejtë nga bregdeti i Ondarroas, në rajonin bask të Spanjës, kur një valë e fuqishme e përfshiu atë dhe kameramanen që po e filmonte.
Gazetari Sergio Ovejero po raportonte për stuhinë dhe dallgët e mëdha që kishin përfshirë zonën, kur papritur një valë kapërceu murin mbrojtës të shëtitores dhe i goditi të dy, duke ndërprerë për disa çaste transmetimin televiziv.
Fuqia e ujit tronditi kamerën, ndërsa pamjet u mbuluan nga uji. Nga studioja, prezantuesi reagoi me shqetësim, duke shpresuar që gazetari dhe kameramanja të ishin mirë.

