Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“Jam student i Mjekësisë, mesataren e kam 10, nuk kam precedent penal” – Flet 20-vjeçari që Rama e publikoi me iniciale

GD
Gazeta Demos23 tetor 2026 në 12:23
“Jam student i Mjekësisë, mesataren e kam 10, nuk kam precedent penal” – Flet 20-vjeçari që Rama e publikoi me iniciale

Një nga studentët e Mjekësisë që iu bashkua këtë të premte protestës para Kryeministrisë është 20-vjeçari Joni Sinoymeri, i cili deklaroi se është personi me inicialet J.S. që kryeministri Edi Rama publikoi sot me foto, duke e paraqitur si person me precedent për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Studenti, i cili mbante një maskë kirurgjikale, e hoqi atë përpara kamerave gjatë protestës para Kryeministrisë dhe, duke iu referuar fotos së publikuar nga kryeministri me mbishkrimin “Student? Jo!”, deklaroi: “Jam ky këtu”.

Sinoymeri kundërshtoi mënyrën se si është paraqitur publikisht, duke theksuar se është student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe se ka mesatare 10.00.

“Jam një nga të arrestuarit, jam student i Fakultetit të Mjekësisë. Nuk e di çfarë legjendash shpik ky. Meqë më ka quajtur organizata Antifa, dua të tregoj notat, me mesatare 10.00”, tha ai.

20-vjeçari tregoi gjithashtu se ishte shoqëruar në polici të martën e kaluar, ku, sipas tij, u mbajt për rreth 7 orë e gjysmë dhe më pas u la i lirë.

I pyetur nëse do të bëjë denoncim studenti u shpreh: “Nuk e di a do ta denoncoj, se nuk kam kohë për denoncime të kota. Nuk kam besim te asgjë. Te kush ta denoncoj?”./TCh/

studentmjekësisë20-vjeçari

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 11:45“Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh”, Rama: Protesta u financua nga krimi i organizuar dhe para e huaj
  • 11:20“S’janë studentë”, Rama lexon emrat e të arrestuarve gjatë protestës: Të gjithë me precedentë kriminalë
  • 08:48Rama sërish ftesë për dialog: Jam i gatshëm të ulem për ata që besojnë se ka njerzillëk
  • 20:26Franca konfirmon rastin e parë të virusit “Shamonda” tek njeriu
  • 19:37Macroni ashpërson kufizimet ndaj protestave