Gazetari Arber Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se Përparim Gruda dhe Uran Ismaili janë dy profile të ndryshme me potencial që njëri prej tyre të jetë kryetar i PDK-së.
Ai tha se do të ishte shumë mirë që edhe të kishin përballje të moderuar.
“PDK-ja i ka dy profile të ndryshme, këtë fatkeqi duhet me pa shansin, që i ka dy kandidatë të ndryshëm që munden me konkurru njëri tjetrin, me dalë Gruda me shfaq platformën e vetë, ashtu edhe Ismaili, me u përballë këto dy platforma, ka efekt dhe gjeneron tek të rinjtë nëse shohin një përballje kaq të moderuar”, ka thënë ai.


